Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, i ftuar në UTV News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas marrëveshjen mes PS dhe PD që i dha fund krizës politike që kishte mbërthyer vendin.
I ftuar nga gazetari Alen Xhelili, zoti Bejko është ndalur në rrethanat që cuan dy partitë më të mëdha në vend, në realizimin e kësaj marrëveshjeje. Për Bejkon, kauza e Ramës ra në mometin kur opozita shqiptare, u tregua e gatshme për të votuar Vetingun pasi kryefjala e kryeministrit në cdo takim qoftë edhe me ndërkombëtarët, ishte se opozita nuk kërkonte Vetingun cka rezultoi blof i tij kur zoti Basha u tregua i gatshëm cka u reflektua votimin e tij në parlament.
Sipas Bejkos, opozita ka qenë e detyruar të pranonte kompromisin pasi në thelb të saj është vota e lirë për shqiptarët cka përgjegjës dhe rrezik për të, është vetëm Rama.
Vetë opozita shqiptare për zotin Bejko, ndërtoi një kauzë të drejtë që u përkrah nga opinioni publik dhe ndërkombëtarët ndërkohë që këta të fundit, sugjeruan votimin e Vetingut dhe kthimin e opozitës në institucione cka u realizua me nënshkrimin e marrëveshjes dy palëshe mes Ramës dhe Bashës.
Nga studioja e UTV News, zoti Bejko, u shpreh se Republika e Re që do të vijë, nuk është thjesht një sllogan, por duhet të jetë një aplikacion i një shteti funksional dhe modern për një qeverisje të mirë. Opozita e pranoi marrëveshjen për hir të stabilitetit të vendit dhe atë rajonal dhe dhënies së një shanci tjetër të dialogut dhe kompromisit për të mos e cuar vendin në konflikte sociale për shkak të kokfortësisë së kryeministrit.
Ndërkohë Bejko, ka vlerësuar mjaft liderin Basha, për marrëveshjen e arritur cka i dha fund krizës politike në vend.
Intervistën e zotit Bejko dhënë gazetarit Alen Xhelili në UTV Neës, ju ftojmë ta ndiqni përmes linkut të mëposhtëm.