Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka marrë takim me punonjëset e prodhimit të fasoneve në qytetin e Gjirokastrës.
PD-u shpreh kandidati Bejko-do të rrisë pagën minimale në masën 30 mijë lekë të rinj brenda mandatit të parë 4 vjecar të qeverisjes së PD.
Ulja e taksave do të reflektohet edhe tek shërbimet. Zoti Bejko ka sjellë shembuj të shumtë duke krahasuar detyrimet e tanishme me ato që do të jenë aktive nën qeverisjen e PD.
Ne do t’u krijojmë lehtësira pronarëve të linjave të prodhimit të veshjeve me uljen e taksave dhe të TVSH, që janë bazë për rritjen ekonomike të vendit, të ekonomive tuaja familjare-iu është drejtuar Bejko punonjëseve të biznesit prodhues fason në Gjirokastër.
Programi ynë, parashikon lehtësira të taksave cka do të reflektohen në përmirësimin e mirëqënies së ekonomive familjare ndaj ju ftoj që në 25 qershor, të na besoni ne dhe programin tonë ekonomik-u shpreh kandidati i PD për deputet Roland Bejko.