Në Zyrën Rajonale të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, trajtohen pafundësisht praktika të mbartura prej vitesh.
Sipas kreut të kësaj zyre Meleq Karabina, egzistojnë praktika të mbartura qysh prej 2005 e në vazhdim, të cilave askush nuk ju ka dhënë zgjidhje, por janë zvarritur në një proces të pafund.
Për katër muajt e parë të 2017, janë trajtuar një volum i madh dosjesh që janë për zgjidhje ku kapin shifrën e 3 mijëve. Problem sipas kreut të kësaj zyre, janë ato dosje që kanë mangësi në dokumentacion dhe që krijojnë ndoshta edhe konfuzion tek aplikuesit të cilëët në të shumtën e rasteve, vijnë të papërgatitur.
Një problem jo pak i madh, për kreun e ZRPP është edhe mbivendosja e pronave. Për këtë problematikë zoti Karabina, e justifikon përmes praktikave të vjetra të ndarjes së tokave në fillim të viteve ’90.