VIDEO/Cipa, masa ndaj cdo polici pjesmarrës në procesin zgjedhor

0
466

Ndëshkim dhe përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit, për ata punonjës policie, të cilët bëhen pjesë e fushatës elektorale. Ka qenë kjo deklarata që ka bërë nga Gjirokastra, zv i brendshëm Stefan Cipa. Zoti Cipa ka theksuar se prej disa fushatash zgjedhore, Policia e Shtetit, nuk ka qenë e përzier në proceset elektorale apo dhe në fushatat zgjedhore duke e renditur këtë institucion, si ndër më të besuarit e shqiptarëve. Ne me këtë frymë do të vazhdojmë që asnjë punonjës policie, mos të jetë pjesë e zgjedhjeve apo dhe përfshirjes së tyre direkte apo indirekte në fushatë zgjedhore. Nëse do të konstatohet, do të ketë masa ndaj tyre dhe penalizime.

Zoti Cipa u ndal edhe tek trafiqet dhe kultivimi i lëndëve narkotike ku tha se deri tani nuk janë konstatuar në Gjirokastër raste të kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që trafiqet ndërmjet dy shteteve janë goditur dhe do të vazhdojnë të goditen me forcën e ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here