VIDEO/Çuçi: Mandati për të qeverisur vetëm, përgjegjësi e detyrim për realizmin e premtimeve

0
1176

Drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, vijon turin e dëgjesave publike me qytetarët. Ai zhvilloi një degjesë me intelektualët e qytetit Gjirokastër ku ka qenë së bashku me kandidaten për deputete të PS në Dropull Artemisa Dralo. Cuci e Dralo ftoi qytetarët të japin propozimet e tyre se cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë, në ndërtimin e “Gjirokastrës që duam” dhe “Shqipërisë që duam”.

Duke i’u referuar votës masive të shqiptarëve në 25 qershor, zoti Çuçi theksoi se marrja e një mandati për të qeverisur vetëm, nuk është privilegj, por përgjegjësi për të përmbushur premtimet e dhëna në fushatë, por edhe ne mandatin e parë qeverisës.

Mandati që na dhanë shqiptarët për 4 vitet e ardhshme, nuk është një privilegj, nuk na i bën punën më të lehtë në kuptimin e gjithë përpjekjeve që ne do vazhdojmë të bëjmë për “Shqipërinë që duam”, por na jep më shumë përgjegjësi dhe na vë përpara një detyrimi që të arrijmë të bëjmë gjërat për të cilat kemi komunikuar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe gjatë qeverisjes së 4 viteve të shkuara-u shpreh Çuçi.

Gjatë dëgjesës, qytetarët ngritën shqetësime që lidhen me zbatimin e projekteve për Gjirokastrën, arsimin e shëndetësinë.

Zoti Çuçi e zonja Dralo zhvilluan gjithashtu dëgjesë publike edhe në Dropull ku u vu theksi në sugjerimet e qytetarëve për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shetërore për komunitetin.

Është një bisedë e lirë. Të shmangim probleme thellësisht personale, të fokusohemi tek probleme që na shqetësojnë si komunitet. Çfarë mund të rregullojmë në marrëdhenien e zyrës shtetërore me qytetarët sikurse edhe çfarë mendoni ju se duhet të jenë gjërat e para që duhet të bëjmë ne për Dropullin-u shpreh Çuçi.

Qytetarët ngritën problematika që lidhen me vonesat e shërbimeve në adminsitratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here