VIDEO/Degjeneron nisma pro-Veting, emra fiktivë dhe te vdekurish, në peticionin e nënshkruar

0
598

Cadra e Vetingut prej dy ditësh qëndron e instaluar para Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Në një fletë formati, qytetarët gjirokastritë, janë ftuar të shkruajnë emër, mbiemër dhe një firmë përbri. E gjitha kjo iniciativë, është ndërmarrë nga OJF-të të cilat kanë burime financimi nga SOROS ku ftojnë qytetarët për të shprehur vullnetin e tyre, në aprovimin e procesit të Reformës në Drejtësi dhe sidomos kapitulli i Vetingut. Drejtorët e institucioneve shtetërore në Gjirokastër përfshirë edhe Bashkinë, kanë dërguar në rresht për një, të gjithë punonjësit për të firmosur peticionin e Vetingut. Serioziteti i kësaj iniciative, dukej që në pamje të parë qëkurëse cdokush mund të shkruante në listë, jo një, por disa emra shoqëruar me firmat përkatëse dhe askujt nuk i jepte llogari. Madje në listë, figurojnë edhe emra të cilët nuk jetojnë më duke kompromentuar të gjithë procesin në fjalë. Jugunews.net ka kapur këto momente dhe po ju shfaqen.

Shkruaj nje koment