Deputeti i PD në Qarkun e Fierit Myslim Murrizi, ka denoncuar përmes një kronike televizive, gjendjen në të cilën ndodhet sot prodhimi bujqësor në zonën e Lushnjës.
Në këtë kronikë, fermerët e Myzeqesë, shihen teksa në mënyrë demonstrative, hedhin përdhe bostanet cmimi i të cilëve, është ulur ndjeshëm në tregun vendas si pasojë e importit ku kësisoj, fermeri vendas gjendet i pambrojtur.
Përmes një postimi në statusin e tij në Facebook, zoti Murrizi ironizon gjendjen ku ndodhet sot fermeri në zonën më pjellore të Shqipërisë sic është Myzeqeja.
Statusi i plotë i deputetit të PD Myslim Murrizi.
Kjo eshte gjendja ku eshte katandisur BUJQESIA.
Po tani çfare do te bejme???
Voten e ” falet” a e ” shitet” kjo ka pak rendesi tani.
Feminjet dhe Familja duan te ushqehen, dhe qeveria ka detyrimin te kujdeset per qytetaret .
Apo kur jua blen voten me para apo me mashtrime nuk ka me asnje lloj detyrimi per qytetaret????
Gjithsesi Ju banore te Imeshtes, Bubullimes, Divjakes, Çermes, Krutjes e gjithe Myzeqes jeni jo te pa fajshem per kete gjendje.
Zoti ju ndihmohte.