VIDEO/Digjet automjeti ne lagjen Dunavat, zjarri i qëllimshëm

0
414

Një automjet i sapoblerë nga pronari i saj, është djegur mëngjesin e ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës, ku automjeti tip Peugeot me targa AA939JX, është përpirë nga flakët, duke u shkrumbuar i tëri pa patur ndihmën e menjëhershme të zjarrëfikësve. Pronari i automjetit G. Sinoimeri 30 vjec, e kishte lënë automjetin, në vendin e zakonshëm të parkimit sic po shihet nga pamjet përbri rrugës që të con në pjesën e sipërme te Dunavatit pranë banesës së tij dy katëshe. Sipas vetë pronarit të automjetit, zjarri nuk ka qenë aksidental, por tërësisht i qëllimshëm. Vetë Sinorimeri, ka informuar organet policore për ngjarjen në fjalë të cilat kanë ardhur menjëherë në vendngjarje nga ku dhe po hetojnë në disa pista. Për pronarin, pista e vetme dhe kryesore, është ajo e zjarrëvënies së qëllimshme pasi hipotezat për një zjarr aksidental, nuk qëndrojnë. Sinoimeri, ka dhënë në polici, disa emra të dyshuarish të cilët mund të kenë qenë ata zjarrvënësit ndërkohë që priten rezultatet e hetimit. Zjarri i sotëm është i dyti brenda 24 orëve të fundit që ndodh në hapësirën e Qarkut të Gjirokastrës, pasi një natë më parë, nënë e bir 6 muajsh, u dogjën të gjallë nga një zjarr aksidental që ra në apartamentin e tyre në qytetin e Tepelenës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here