VIDEO/DSHP jep alarmin, jo larje në Drino, tejet i ndotur, raste te infektuarish në spital

0
152

Lumi Drino nuk duhet të frekuentohet absolutisht për t’u larë në këto ditë të nxehta vere, pasi rrezikohet seriozisht shëndeti i banorëve.

Është ky konstatimi që vjen pas analizimit të kampioneve të ujërave sipërfaqësore të këtij lumi në disa zona të tij. Niveli i ndotjes është mjaft i lartë. Përfaqësues të DSHP kanë apeluar tek banorët që të mos lahen në këto ujra, e njëkohësisht me një shkresë i është drejtuar Inspektoriatit të Mjedisit për të marrë masa në lidhje me këtë problematikë.

Niveli më i lartë i ndotjes është konstatuar në rrjedhën e lumit Drino ku shkarkohen edhe kolektorët e ujërave të zeza të qytetit Gjirokastër.

Në Spitalin e Gjirokastrës ka pasur mjaft raste të konstatimit me sëmundje të ndryshme kryesisht të lëkurës tek fëmijët të cilët kanë frekuentuar ujërat e lumit Drino i cili është në ditët e tij më të ndotura. Ndonëse nuk kanë pasur problem serioze me shëndetin, fëmijët dhe ata që kanë guxuar të lahen në ujëra të ndotura, janë trajtuar me preparate që largojnë një herë e mirë rrezikun nga prekja e dëmundjeve të rënda të lëkurës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here