Rasti i projektit të ri urbanistik të Himarës, për zotin Dule është një rast unikal i grabitjes së pronave banorëve të kësaj zone.
Sipas kreut të PBDNJ, përgjegjës është një i vetëm, Edi Rama pasi projekti i urbanizimit është grabitës dhe intensiv ndaj pronës. Kjo grabitje shkon në favor të interesave okulte dhe oligarke të lidhura me kryeministrin Rama-u shpreh Dule.
Ne jemi përballë këtij projekti dhe do qëndrojmë përballë. Kjo është një cështje e ndërkombëtarizuar dhe shpresojmë ndërgjegjësimin e Ramës për atë cka po ndërmer në Himarë dhe nëse nuk ndalojnë këtë marrëzi, do të jemi në krahë të komunitetit të atjeshëm deri sa të fitojë drejtësia dhe e drejta e pronës-ka përfunduar Dule.