Nën qeverisjen Rama, janë vërejtur hapa pas në respektimin e konventave të të drejtave të minoriteteve dhe kjo është parë dhe shikohet me vëmendje nga ana e organizmave europiane cka ishte edhe pjesë e konkluzioneve të Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme të dhjetorit 2016. Kështu është shprehur kreu i PBDNJ Vangjel Dule për Jugunews.net mesditën e të dielës. Sipas Dules, shqetësimet përcillen përmes sallës së parlamentit dhe tek instancat ndërkombëtare. Duke u ndalur tek kjo temë, zoti Dule u shpreh se Shqipëria nuk është një ishull i izoluar apo peng i vullneteve, i një kryeministri apo një qeverie, por është pjesë e një realiteti më të gjerë rajonal apo kontinental dhe këto realitete, nuk mund të kalojnë pa u vënë re nga BE ku po tregon një vëmendje në rritje ndaj këtyre problemeve. Sipas Dules, Partia Socialiste, ka manifestuar gjatë viteve të fundit të qeverisjes së saj nën drejtimin e Edi Ramës, një reflektim negativ ndaj të drejtave të pjestarëve të minoritetit etnik grek.