VIDEO/E tmerrshme, ujërat e zeza hiqen me kovë nga linjat e ujit të pijshëm

0
329

Kjo është të vësh duart në kokë dhe është pak. Në mes të ditës shihen punonjësit e firmës ndërtuese të ujësjellësit të ri të Gjirokastrës, teksa heqin me kovë, ujërat e zeza që kanë ndërhyrë tek tubacionet e reja të ujit të pijshëm. Kjo situatë ndodh në të hyrë të tregut të fruta-perimeve në Gjirokastër. Pamjet janë vërtetë të frikshme në një kohë kur pikërisht nga këto tubacione, do të pijnë ujë konsumatorët gjirokastritë pas disa ditëve. Bashkia hesht, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve nuk ka përgjegjësinë sepse ende nuk ka marrë në dorëzim objektin, firma ndërtuese po ashtu hesht, tek kush do t’a kërkojmë përgjegjësinë???? Dhe pyetjet që lindin natyrshëm janë:

Cfarë garancie ofron Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve për cilësinë e ujit që do të konsumohet ?

DSHP a do të kryejë testimin e kampioneve të ujit të pijshëm në këtë zonë të qytetit?

Sa të sigurta janë tubacionet plastike që do të përcillet uji i pijshëm?

Eksperienca ka treguar që konsumi i ujit të ndotur, sjell prekje nga sëmundje të tilla si Hepatiti etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here