VIDEO/Fluks turistësh në Gjirokastër

0
152

Turizmi në Gjirokastër po njeh ditë të mbara.

Fluksi i turistëve të huaj ka njohur rritje me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve të huaj është 22 mijë cka sipas specialistëve të DRKK, është 3500 më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Albert Kasi, kjo shifër bëhet fjalë vetëm për vizitorët e huaj duke përjashtuar ata vendas që janë më shumë në numër. Turistët e huaj janë kryesisht në perëndimi por këtë vit ndryshe nga herët e tjera, interes kanë shfaqur edhe turistët nga Europa lindore si Polonia, Rusia, Hungaria, Ukraina apo dhe vende baltike, si dhe nga Amerika Jugore dhe ajo Qëndrore si Meksika, Hondurasi etj.

Interesi i tyre më tepër është drejt zonës muzeale dhe sigurisht pjesë e axhendës së pandarë është kështjella e qytetit. Destinacioni më i preferuar është ky objekt dhe kjo vërtetohet edhe nga numri i biletave të shitura gjatë kësaj periudhe, pra 22 mijë të tilla.

Efekti ka qenë produktiv edhe për të ardhurat nga këto vizita në kala. Plot 5 milionë lek të rinj përllogaritet efekti fitimprurës nga ardhja e turistëve në kështjellën e qytetit, pa llogaritur këtu edhe përfitimet që ka pasur biznesi në zonën muzeale.

Shkruaj nje koment