VIDEO/Gjirokastritët e kryeqytetit, të unifikuar për të votuar PD në zgjedhjet e 25 qershorit

0
966

Komuniteti i gjirokastritëve në kryeqytet, është i dakordësuar për një përmbysje të madhe pas 3 ditësh.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka kontaktuar me gjirokastritë që jetojnë e punojnë në Tiranë.

Zoti Shehu, u ka kërkuar atyre, përkrahjen dhe unifikimin për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe që afron dhe që do të finalizohet më datën 26 qershor.

Mjaft intelektualë gjirokastitë mes të cilëve Ilia Kuro ish kryetar i Komunës së Lunxhërisë dhe Vasil Muka, kanë shprehur sigurinë se gjirokastritët dinë të të ndëshkojnë kur sillesh me arrogancë.

Kjo është vërtetuar edhe në 2005, kur pushteti arrogant i Fatos Nanos prodhoi atë rezultat historik në Gjirokastër, ku PS doli pa deputet. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 1992 e tashmë, mesazhi i gjirokastritëve, do të konkretizohet me ndëshkimin e këtij pushteti që i ka shërbyer klaneve dhe oligarkëve dhe aspak qytetarëve.

Angazhimi i gjirokastritëve të kryeqytetit në zgjedhjet e 25 qershorit, do të japë frytet e veta me rezultatin historik të 26 qershorit.

Shkruaj nje koment