VIDEO/Golemi në “Arshi Lengo”: Asnjë votë LSI dhe Vangjel Tavos

Kandidati për deputet i PS për Gjirokastrën Flamur Golemi, ka zhvilluar takimin e radhës në fshatin “Arshi Lengo”.

Zoti Golemi u shpreh se ai është në aleancë me njerëzit e zakonshëm, me ata që u shërben çdo ditë si mjek, me ata që i kanë besuar sytë e ballit. Do të vazhdoj të jem në alenacë me ta edhe si deputet i Qarkut Gjirokastër.

Në këtë takim zoti Golemi, nuk ka kursyer sulmet as ndaj kandidatit për deputet të LSI Vangjel Tavo. 

“Miqtë e mi, asnjë votë mos i jepni atyre që kanë mbi 20 vjet në Parlament dhe sillen sikur s’kanë qenë kurrë në pushtet”.

Golemi u kërkoi votën banorëve të “Arshi Lengos” votën për PS më 25 qershor si e vetmja mundësi për Shqipërinë që duam. Vota për parti të tjera është votë e çuar dëm-u shpreh Golemi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment