VIDEO/Horror në Këlcyrë, ish komando, masakron me thikë 66 vjecarin Hoxha

0
440

Tronditet Këlcyra. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele ku një 30-vjeçar me probleme mendore i ka prerë kokën një 66-vjeçari. Krimi makabër, ka ndodhur në fshatin Corrogunjë, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë. Jugunews.net ka qenë në vendngjarje ku ka marrë nga terreni informacione që certifikojnë vrasjen e Nesim Hoxhës 66 vjec, nga dora e Alban Vodës 30 vjecar banor nga ky fshat. Pas ngjarjes, Voda është arrestuar nga policia dhe sipas grupit hetimor, ai dyshohet përvecse se vuante nga çrregullime mendore, rezulton edhe i dënuar më parë për një vepër penale. Agresori Voda, ka qenë komando në Afganistan dy here me misione paqeruajtëse dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Që nga kthimi nga Afganistani, Voda kurohej prej dy vitesh për probleme të shëndetit mendor. Sakaq burime për Jugunews.net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para pragut të shtëpisë së viktimës pas një konflikti mes 30-vjeçarit Voda dhe Nesim Hoxhës. Gruaja e viktimës Merita Hoxha, shprehet për Jugunews.net se konflikti me autorin, është i vjetër këtu e një vit më parë dhe sot shpërtheu me vrasjen e të shoqit të saj. Ndërkaq edhe komshinjtë e familjes Hoxha, pranojnë për Jugunews.net se mes 30 vjecarit Voda dhe 66 vjecarit të sapodalë në pension, ka pasur konflikte mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here