VIDEO/I jepet lamtumira e fundit Stefan Papamihalit, në homazhe asistojnë Roland Bejko e Mimoza Como

Artistit të madh gjirokastrit Stefan Papamihali, sot i është dhënë lamtumira e fundit nga fëmijët, gruaja, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e tij. Në hollin e Kinoteatrit “Zihni Sako”, janë zhvilluar homazhe me këtë rast, ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të artit, kulturës, publicistikës dhe politikës vendase.

Kandidatët e PD për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko e Mimoza Como, kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara, ku kanë vlerësuar kontributin e Papamihalit, në fushën e arteve figurative.

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, e ka quajtur si një ngjarje të dhimbshme për artin vendas, humbjen e jetës së Stefan Papamihalit, pasi nga dita e djeshme, Gjirokastra, ka një personalitet më pak, një artist më pak të dimensioneve botërore.

Stefan Papamihali, ngelet një prej korifejve të fushës së artit figurativ dhe Gjirokastra, ndihet krenare për të-është shprehur zoti Bejko në fjalën e tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment