VIDEO/Ja prezenca reale e demokratëve në tubimin e sotëm

0
1305

Protesta e sotme e opozitës, nisi dhe mbaroi pa asnjë incident. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar më parë nga Policia e Shtetit e cila raportonte se kishte informacione se kishte indicie për dhunë, si edhe ndryshe nga sa kishin paralajmëruar disa nga ambasadat kryesore perëndimore në vend, si ajo e SHBA-së, Francës, Italisë apo Hollandës.

Përkundër videove të transmetuara nga mediat, demokratët vetë ofrojnë pamjet e tyre nga kjo protestë.

Në videon e realizuar nga PD, bulevadi “Dëshmorët e Kombit” shihet plot e përplot me qytetarë të cilët janë mbledhur bashkë për të kërkuar të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërsa deri më tani dukej sikur opozita mund edhe të ulej me Ramën për të rënë dakort për një marrëveshje tjetër ndryshe nga “qeveria teknike”, Basha tregoi sot vendosmërinë për të mos bërë hapa prapa dhe për të mos u tërhequr nga deklaratat dhe premtimet e bëra gjatë këtyre tre muajve të çadrës së opozitës. Ai u shpreh bindshëm “Do ketë qeveri teknike”.

Burimi: Shuplaka.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here