VIDEO/Java Boterore e Kulinarisë Italiane

0
670

Degustimi i specialiteteve të kuzhinës italiane, ka qenë një orë mësimi për nxënësit e Gjimnazit “Siri Shapllo” në qytetin e Gjirokastrës. Kanë pasur “fatin” gjimnazistët që mësojnë gjuhën italiane në këtë shkollë nisur edhe nga vecantia që ka kjo kuzhinë në raport me kulinarinë botërore. Vetë nxënësit kanë përgatitur mjaft lloje gatimesh nga pjata e parë, e dytë e deri tek ëmbëlsirat tradicionale famoze italiane. E gjithë kjo gamë gatimesh të përgatitura nga nxënësit e italishtes, është përshëndetur nga konsulli i Nderit i Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi. Ndërkohë që aktiviteti i sotëm, ka pasur mbështetjen e mësueses së gjuhës italiane Erisa Meci e cila ka vlerësuar këtë iniciativë në kuadër të Javës së Kulinarisë Italiene nëpër Botë. Ndërkaq edhe konsulli i Nderit i Republikës së Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, ka vlerësuar iniciativën e gjimnazistëve në aktivitetin e sotëm i cili organizohet në kuadër të “Javës Italiane të Kulinarisë” nëpër Botë. Këto aktivitete, do të vijojnë përgjatë gjithë javës dhe kanë për promotorë, Konsullatën e Nderit të Italisë në Gjirokastër, Universitetin “Eqrem Cabej” dhe Shoqatën “Dante  Alighieri “. Java e kuzhinës Italiane” zhvillohet nga data 21-27 nëntor në 105 vende të Botës, përfshirë edhe Shqipërinë me mbi 1300 aktivitete si konkurse, konferenca, degustime, darka me tematika, ekspozita mbi kuzhinën dhe seminare tekniko-shkencore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here