VIDEO/Kandidatët për deputetë Shehu, Barka, Xhelili e Dhimitri takime me emigrantët në Janinë

0
920

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, kanë zhvilluar një takim masiv me emigrantët shqiptarë në Janinë.

Mos mbajtja e premtimeve të qeverisë aktuale për njehësimin e pensioneve dhe njohjen e kontributeve të tyre në të dy shtetet, ka qenë temë e prekur nga kryesuesi i listës së kandidatëve të PD Tritan Shehu dhe kandidati tjetër Kosta Barka.

Ky i fundit u ka speguar të pranishmëve, gjithë bazën e të dhënave që egzistojnë në marrëveshjet dypalëshe të dikurshme, që kishin për detyrim pas disa vitesh, njohjen e kontributeve në Shqipëri dhe Greqi, të shtetasve shqiptarë me banim rezident në shtetin helen.

Zoti Barka ka theksuar se ka munguar dëshira dhe vullneti i qeveritarëve të tanishëm, për të zgjidhur këtë cështje të trashëguar, ndërkohë që ardhja e PD në pushtet, lehtëson këtë problematikë dhe e con atë drejt zgjidhjes përfundimtare në interes të vetë emigrantëve shqiptarë.

Ndërsa kandidatja Fatjona Dhimitri, u ka kërkuar besimin emigrantëve në emër të rinisë shqiptare që gjeneron shpresë dhe dinjitet.

Ndërkohë kandidati tjetër Qamil Xhelili, u shpreh se në 25 qershor, të gjithë emigrantët që kërkojnë ndryshim, të bëhen pjesë e saj duke ardhur dhe votuar për PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here