Kandidatët për deputetë të PD Tritan Shehu e Roland Bejko, janë njohur me problematikat që ndeshen sot, blegtorët e zonës së Cepos dhe Picarit në Gjirokastër.
Nga ana e tyre blegtorët, janë ankuar tek kandidatët demokratë për deputetë, për vështirësitë që ata ndeshen, në mungesën e përfitimeve të subvencioneve nga shteti.
Nëse nuk je i LSI dhe nuk voton Tavon dhe LSI, nuk ke asnjë mundësi të përfitosh subvencion-ka qenë kryefjala e cdo blegtori të kontaktuar nga Shehu e Bejko.
Zoti Shehu, ka garantuar se praktika të tilla të turpshme që presionojnë blegtorin për votë, nuk do të egzistojnë nën qeverisjen e PD.
Gjithsecili do të përfitojë subvencionim direkt nga shteti-u shpreh Shehu.
Ndërsa kandidati Roland Bejko, u ka speguar blegtorëve, mekanizmin sesi do të funksionojë subvencionimi në qeverisjen e ardhshme të PD.
Subvencionimi do të jetë direkt për blegtorin pa i’u nënshtruar praktikave burokratike dhe kjo, ndërmerret me të vetmin qëllim, atë të shtimit të prodhimtarisë suaj dhe rrjedhimisht reflektohet edhe me uljen e cmimit të mishit në treg-u shpreh Bejko.
Blegtorët nga ana e tyre, kanë premtuar se vota për PD, është detyrim për rimëkëmbjen e tyre pas periudhës së fundit katër vjecare, ku subvencionimet, jepeshin për miqtë e Tavos dhe familjes së tij.