VIDEO/Kandidatët Shehu e Como, takim në Tregun Industrial

0
934

Takimet e kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, kanë nisur sot me një vizitë tek Tregu Industrial i qytetit. Shehu e Como, u përballën me realitetin e dhimbshëm të shitësve të këtij tregu të improvizuar të rrobave i cili është tërësisht jo funksional dhe larg kushteve themelore cka solli reagimin e zotit Shehu.

Përgjatë kontaktit me qytetarët, kandidatët për deputetë u njohën me Shkurte Hoxhën, një shitëse rrobash, e shkarkuar padrejtësisht nga puna e saj si mësuese e frëngjishtes në Lazarat ndonëse ka gjithë kualifikimin përkatës, me dy diploma universitare, me një kontribut 25 vjeçar në fushën  e arsimit. Papunësia skamja dhe nevoja për të siguruar jetesën, e detyruan atë të punojë si shitëse rrobash, me të vetmin qëllim, tejkalimin e varfërisë dhe shpëtimit prej arrogancës së pushtetit. Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD në Gjirokastër, u shpreh se ky është një akt i turpshëm, i paprecedentë dhe thellësisht i papranueshëm. Gjirokastra sikundër e gjithë Shqipëria është shndërruar në “republikën e faraonëve”, ku njerëzit trajtohen si skllevër duke punuar në kushte të papërshtatshme dhe në kundërshtim të plotë me legjistlacionin në fuqi-është shprehur Shehu.

Shkruaj nje koment