Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, i shoqëruar nga kandidati tjetër për deputet Arjan Kasaj, kanë qenë në Ballaban të Përmetit.
Ata janë njohur me varfërinë ekstreme që mbizotëron në këtë zonë.
Tregtarët e vegjël, janë ankuar për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Ballabani, falimentin e tregtarëve të vegjël dhe emigracionin në masë drejt zonave të tjera të zhvilluara të Shqipërisë, apo dhe jashtë shtetit.
Në mjaft shitore, zoti Shehu, është ndeshur me lista të gjata të borxheve nga banorët e zonës ku një tregtar i vetëm numëronte 30 milionë lek debi nga konsumatorët.
Kjo gjendje u shpreh Shehu, kërkon ndryshim dhe ndaj PD, ka një program të qartë në favorizimin e ekonomive familjare.
Në 25 qershor, përqafoni ndryshimin, votoni PD për të ndryshuar gjendjen aktuale-i është drejtuar Shehu e Kasaj, banorëve të Ballabanit.