VIDEO/Kandidatët Tritan Shehu e Kosta Barka takim në Dervician

Kandidatët për deputetë të PD Tritan Shehu dhe Kosta Barka, kanë zhvilluar një takim të zgjeruar me mbështetës të PD dhe PBDNJ në fshatin Dervician.

Zoti Shehu është ndalur tek problemet sociale që janë ndeshur shqiptarët në katër vitet e fundit të qeverisjes së PS dhe të LSI.

Shqipëria ka kaluar katër vite të vështira në qeverisje e cila nuk i shërbeu qytetarëve.

Zhvillimi katër vjecar ka qenë i bazuar mbi arrogancën dhe mos respektin qytetar-u shpreh Shehu-ndaj dhe shqiptarët kërkojnë të gjejnë shpëtim duke u larguar. Shifra marramëndëse prej 56% e njerëzve që dëshirojnë të largohen nga vendi, është katastrofale për të ardhmen e vendit-u shpreh Shehu.

Për t’i bërë ballë këtij fenomeni, duhet që të gjithë të kontribuojmë për ndryshimin më 25 qershor ku të quhet dita e ndryshimit-u shpreh Shehu.

Të gjitha premisat flasin për ndryshim sepse e kërkon vendi ndaj na mbështesni pasi do të ecim bashkë dhe të zgjidhim po bashkë problemet.

Ju do të kontribuoni në rrëzimin e arrogancës dhe prepotencës pasi kështu dënohet një pushtet që nuk është në shërbim të qytetarëve-ka thënë Shehu.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment