VIDEO/Kandidati Bejko, konstaton falimentin e 100 bizneseve në Gjirokastër

Roland Bejko kandidati për deputet i PD, ka inspektuar nga afër bizneset që ushtrojnë aktivitet rreth stadiumit të Gjirokastrës.

Zoti Bejko, konstatoi falimentin e 100 bizneseve në zonën e 18 Shtatorit, si pasojë e taksave të larta dhe rënies së konsumit qytetar.

Kandidati demokrat, ka premtuar rritje të pagës minimale në masën 30 mijë lekë të rinj brenda mandatit të parë 4 vjecar të qeverisjes së PD.

Partia Demokratike u shpreh Bejko, propozon vendosjen e taksës së sheshtë 9%, vendosjen e taksës 9% edhe për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat e tjera.

Vec kësaj, PD premton ulje drastike të taksave të tjera për biznesin e vogël e tok me të edhe pagesën e 300 kw të parë të familjeve të varfëra.

Ne besojmë tek ekonomia e forte pasi ajo favorizon qytetarin-është shprehur Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment