VIDEO/Kandidatja e PD Mimoza Como: Prioriteti ynë, zhvillimi i turizmit

0
1031

Kandidatët për deputetë të PD në Gjirokastër Tritan Shehu dhe Mimoza Çomo, paraditen e sotme kanë zhvilluar një sërë takimesh me biznesin e vogël dhe qytetarë të thjeshtë ku këta të fundit shprehën shqetësimet e tyre për gjendjen aktuale të Gjirokastrës, për arrogancën e pushtetit, problemet e varfërisë, papunësisë, si dhe të trafikut të rënduar rrugor të shkaktuar nga orari i zgjatur i punimeve të qeverisë shqiptare në zona të ndryshme të qytetit.

Nga ana e saj, kandidatja për deputete, e renditur e gjashta në listë e PD Mimoza Çomo, shprehu shqetësimin për rënien dhe degradimin e turizmit të Gjirokastrës.

Sipas Çomos Gjirokastra, si vend i UNESCO-s, duhet ta ketë prioritet turizmin dhe kujdesin maksimal për trashëgiminë tonë kulturore e historike por edhe për biznesin e vogël që operon në Pazarin e Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here