VIDEO/Kriza e ujit në Memaliaj nuk ka të ndalur

0
1089

Banorët e Memaliajt, sërish ankohen për mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e tyre.

Uji ka ardhur me orar tepër të kufizuar por cilësia e tij është larg konsumit. Për rrjedhojë, blerja e lëngut jetësor është alternativa e vetme, për t’iu shmangur ndonjë epidemie që do të kishte pasoja katastrofale.

Qyteti i Memaliajt sot numëron 7 mijë banorë dhe sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Tepelenës, janë 1500 abonentë ku 500 prej tyre nuk kanë matësa ndërsa pjesa tjetër faturohet në bazë të ujit të konsumuar.

Banorët e Memaliajt nga ana e tyre, denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve për zgjidhjen e situatës në fjalë.

Shkruaj nje koment