VIDEO/Lazarati kampion në minifutboll, Zamira Rami, mohon shpërblimin e premtuar financiar

Lazarati është shpallur kampion në minifutboll në takimin final ndaj Dari Invest. Lazaratasit, kanë fituar me rezultatin 6-5 duke rrëmbyer kupën e edicionit futbollistik, të organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës gjatë ditëve të fundit. Turneu është zhvilluar me iniciativën e dashamirësve të futbollit, të cilët kanë kërkuar nga Bashkia e Gjirokastrës, organizimin e këtij aktiviteti, ndërkohë që pas shumë peripecish, u cel drita jeshile për eventin. Në të gjitha takimet e luajtura, dy kanë qenë ekipet që kanë dalluar ndaj të tjerëve, ekipi i Lazaratit dhe ekipi i Dari Invest me pronar po një biznesmen dinjtoz lazaratas Isuf Meci. Finalja ka qenë e bukur me raste të shumta shënimi nga të dy ekipet. Të parët që kanë cuar topin në rrjetë, ishin lojtarët e ekipit të Lazaratit duke shënuar dy golat e parë, ndërsa më pas, loja u baraspeshua falë ngulmimit të ekipit të Dari Invest duke arritur të barazonin. Në pjesën e dytë, Dari Invest, ka mbajtur në avantazh 3-2 takimin për gati 10 minuta, ndërkohë që Lazarati, arriti ta përmbyste rezultatin në favor të vet e më pas edhe ta tejkalonte në rezultatin final 6-5 në fund të 30 minutave të dyta të lojës. Pas takimit, ekipit kampion Lazarati, i është dorëzuar kupa nga kryebashkiakia Rami. Kjo e fundit në fillim të aktivitetit disa ditor, kishte vendosur premio financiare për ekipin kampion dhe nënkampion, por kur mësoi se finalja, do të luhej mes lazaratasve, e suprimoi shpërblimin financiar. Në fakt kjo dihej, sepse Zamira e Bashkisë, nuk mund të fshehë dot kompleksin që ka ndaj Lazaratit dhe lazaratasve, sepse e dënuan me votë në zgjedhjet e fundit vendore. Ambiciet e ekipit të Lazaratit janë të mëdha. Vitin tjetër, pritet të formohet ekipi i të rriturve në futboll dhe të rregjistrohet në kampionatin e Kategorisë së Tretë duke synuar të rivalizojë Luftëtarin e Gjirokastrës, në të ardhmen.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment