VIDEO/Liceistët francezë, “binjakëzohen” me gjimnazistët gjirokastritë

0
420

Nxënës të klasave të gjuhës frënge në Gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, kanë mirëpritur bashkëmoshatarët e tyre mesditën e sotme nga liceu francez “Saint Marie” nga qyteti i Sholetit. Gati 12 nxënës francezë, kanë udhëtuar me shpenzimet e prindërve të tyre për në Gjirokastër, pikërisht për të krijuar njohje të reja duke mos i lënë në kuadrin e distancës. Njohjet mes tyre kanë qenë përmes rrjeteve sociale, por koha erdhi që ato të konkretizoheshin nga afër duke u familjarizuar më tej me njëri-tjetrin. Gjimnazistët gjirokastritë për nder të miqve të tyre francezë, kanë organizuar dhe një ceremoni të thjeshtë mirëseardhjeje me recitime, këngë dhe histori shqiptare të gjitha në gjuhën frënge. Koordinatori i kësaj lidhjeje binjëkëzuese Bujar Dudumi, shprehet për Jugunews.net se kjo nismë është pritur mjaft mirë nga të dyja palët cka ndikojnë në shkëmbimin e kulturave të dy vendeve dhe i afrojnë edhe më shumë vendet tona me njëri tjetrin dhe cka është më kryesorja, nxënësit tanë, ndihen të barabartë dhe europianë ashtu si kundër janë realisht.Edhe nxënësit francezë dhe ata shqiptarë, kanë shprehur vlerësimet e tyre për këtë nismë. Liceistët nga qyteti i Sholetit, do të qëndrojnë në familjet e nxënësve gjirokastritë për gati një javë ku përvec fjetjes, do të gostisen me gatimet tradicionale vendase dhe njihen me qytetin si pjesë e UNESCO-s

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here