VIDEO/Llalla shigjeton Policinë: Problem kultivimi dhe trafikimi i drogës

0
326

Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla, ka qenë sot i pranishëm në Gjirokastër, me rastin e analizës vjetore të Prokurorive të Gjirokastrës, Sarandës e Përmetit. Në prezencë të medias, zoti Llalla, e ka cilësuar mjaft problematike situatën e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Gjirokastrës. Një nga cështjet më shqetësuese në Qarkun e Gjirokastrës, vijon të mbetet kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, problematikë që ende nuk ka marrë pritshmërinë dhe zgjidhjen e duhur-u shpreh ai. Ne kemi nxjerrë udhëzime të herëpashershme për të funksionuar më mirë në këtë drejtim. Së pari ngelet për të patur një bashkëpunim më të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese. Fakti që ende ka problematikë në këtë drejtim ku gjatë një viti është rritur problematika e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Tepelenës dhe zona të tjera malore në Qarkun e Gjirokastrës, tregon se bashkëpunimi ka qenë i niveleve të tjera.

Shkruaj nje koment