Tërmet Peci kryebashkiak i Tepelenës, pritet t’i hiqet mandati nga KQZ. Këtë e pati deklaruar sot kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla, pas analizës vjetore me prokuroritë e rretheve Gjirokastër, Tepelenë e Sarandë. Sipas zotit Llalla, nga verifikimet e deritanishme tek zyrtarët e lartë të Administratës Shtetërore, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar sot KQZ, heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Tërmet Peci dhe kryetarit të Bashkisë së Policanit Adriatik Zotkaj të dyshuar për veprat penale të cilat ata nuk i kanë deklaruar. Sipas kryeprokurorit Llalla, organi që ai drejton, ka filluar procedimin penal ndaj tyre, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Home Aktualitet VIDEO/Llalla: Tërmet Peci, jo më kryetar bashkie, ndjekje penale për falsifikim dokumentesh