VIDEO/Masakra mjedisore në Grykën e Këlcyrës, ministri Klosi dënon ndërhyrjen, e quan dinosaur mjedisor

0
140

Pas denoncimit të ngritjes së një biznesi pa leje për shfrytëzimin e ujrave të Vjosës në grykën e Këlcyrës, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan drejt vendngjarjes.

Biznesmeni Harri Lena ka hedhur kolonat dhe betonin për devijimin e ujërave dhe shfrytëzimin e tyre për biznes.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e ka cilësuar projektin si një dinosaur mjedisor duke siguruar se nuk do të ketë tolerim për këtë biznes të paligjshëm.

Nuk ka asnjë tolerim për biznese të paligjshme në dëm të interesit të përbashkët dhe pasurisë së përbashkët, mjedisin-u shpreh Klosi duke e etiketuar ndërhyrjen në fjalë si dinosaur.

Më tej Klosi u shpreh se për ministrinë që ai drejton si dhe për qeverinë që ka shpallur aleatë të bashkëqeverisjes qytetarët, interesi dhe zëri i tyre është vendimarrës.

Ministri Klosi ka ftuar cdo qytetar të denoncojë, bashkëveprojë për të penguar, moslejuar apo parandaluar vepra të tilla, krime të tilla mjedisore, dinozaurë të shkatërrimit të pasurisë së përbashkët, mjedisit.

Masakra që po ndërmerret në grykën e Këlcyrës, konsiderohet nga ambjentalistët si shkatërrimtare për lumin Vjosa.

Punimet janë kryer nga biznesmeni Harri Lena i cili vetëm disa metra larg tyre, ka ndërtuar stabilimentin e ujit “Trebeshina”.

Shkruaj nje koment