VIDEO/Masakra pyjore që po shkatërron kurorën e gjelbër në Përmet

0
747

Një masakër e vërtetë është ajo që po u ndodh pyjeve në zonën e Përmetit. Janë gati 30 ha pyje, që po shkatërrohen përditë nga një firmë e cila po sakaton pyjet në fshatin Grabovë në Përmet.

Alarmi është dhënë nga banorët e këtij fshati si dhe nga kryeplaku i cili është i pafuqishëm si autoritet, të ndalojë masakrën më të madhe që po ndodh në kurorën e gjelbër të Përmetit.

Pyjet po masakrohen në një kohë kur moratoriomi ndalon rreptësisht shfrytëzimin e tyre në mënyrë kategorike pasi në të kundërt, ligji vepron për këdo. Mirëpo mesa duket ky moratorium, nuk vlen për firmën që ka marrë për shfrytëzim pyjet në lartësinë e fshatit Grabovë, në veriperëndim të Përmetit, në kufi me Këlcyrën.

Pamjet janë marrë në pjesën e sipërme të pyllit, aty ku sharrat e firmës “fantazmë” kanë bërë kërdinë tek drurët e rrallë që nuk gjenden në pjesë të tjera të vendit si mëllaga, mërrethi apo dhe disa lloje të tjera drurësh që janë drejt zhdukjes si pasojë e kësaj batërdie që po ndërrmerret ndaj pyjeve të pambrojtura.

Sipas banorëve të fshatit, deri më tani, askush nuk ka vepruar, as policia dhe as pushteti vendor. Policia ka marrë sinjalizimin e banorëve për masakrën pyjore por është larguar pasi nuk ka pasur fuqinë për ndalimin e lejes së shfrytëzimit nga firma. Edhe Inspektoriati Pyjor gjithashtu nuk ka ndërmarrë asnjë lloj inspektimi në terren për këtë cështje. Banorët i janë drejtuar edhe me shkresë ministrit Koka por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Të gjendur në këto kushte, kryeplaku dhe banorët e zonës, apelojnë tek Jugunews.net.

Shkruaj nje koment