VIDEO/Mbushen 10 vjet nga Kampi Rajonal i Restauratorëve në Gjirokastër

0
154

Mbushen plot 10 vjet nga krijimi i Kampit Rajonal të Restaurimit në Gjirokastër. Ky kamp, ka mbledhur në këtë dekadë, mbi 500 të rinj nga vende të ndryshme të Ballkanit ku kanë punuar në mirëmbajtjen dhe restaurimin e komplekseve muzeale dhe banesave karakteristike në qytetin e Gjirokastrës.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB) një organizatë kjo ndërkombëtare e drejtuar nga bosnjakja Lejla Haxhic ka bërë të mundur krijimin kultivimin e një kulture tek të rinjtë kryesisht tek studentët që të punojnë me teknika të hershme.

Në dhjetëvjecarin e funksionimit të këtij kampi, janë përdorur mjete dhe teknika të ndryshme rilevimi, duke krijojuar dosje të plotë me të gjithë informacionet e nevojshme për të vazhduar me projekte restaurimi. Puna e restauratorëve të rinj, është përqëndruar edhe në zbulimin dhe mirëmbajtjen e pikturave murale në objektet pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Sipas Lejla Haxhic, puna e restauratorëve të rinj, ka startuar në Gjirokastër e mandej është shpërndarë në të gjithë Ballkanin cka janë shkëmbyer eksperienca mes kulturave të ndryshme restauruese si dhe shkëmbim të përvojave mes njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here