VIDEO/Nami në Luzat, digjet kurora e gjelbër, pranga zjarrëvënësit

0
122

Zjarri i mbrëmshëm në fshatin Luzat, ka shkaktuar dëme të pariparueshme në kurorën e gjelbër në Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë.

Specialistët e mjedisit, kanë dhënë alarmin për tragjedinë natyrore të mbrëmshme ku do të duhen mbi 50 vjet për rikuperimin e gjendjes. Policia përgjatë gjithë natës, ka kërkuar në terren autorin e zjarrvënies i cili është banor i zonës.

Edmond Rodi 34 vjec, është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se është ai autor i zjarrvënies së një kullote në veri të Luzatit në vendin e quajtur Palahor.

Burimet policore, konfirmohnë se dy ha kullotë ka ngelur e dëmtuar pa llogaritur këtu djegijen e hektarëve të tërë me pyje. Kanë qenë specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komiariatin e Policisë së Tepelenës, ata që kanë arrestuar Rodin pas një sërë hetimesh intensive që dolën në përfundimin e identifikimit të zjarrvënësit.

Zjarrvënia ka vënë në alarm zjarrëfikëset e Tepelenës dhe Gjirokastrës të cilët ndonëse kanë ardhur për të shuar flakët, nuk kanë mundur dot të operojnë në terren për shkak të pjerrësisë së terrenit. Ndërkaq është angazhuar edhe një trupë ushtarake prej 30 personash që me mjete rrethanore, po luftojnë me flakët edhe në këto momente kur zjarri ka avancuar në pjesën veriore të malit në Luzat. Ndonëse është kërkuar helikopter për shuarjen e flakëve, nuk ka mbërritur. Situata ngelet kritike ende.

Shkruaj nje koment