VIDEO/Ngjyra Muzikore nga Greqia, tek “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në Dropull

0
187

Edicioni i XI i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” këtë vit celi siparin në Dropull me ngjyra muzikore nga Greqia.

Edhe në këtë edicion të XI, organizata Argjiro synon ndërthurjen e dy botëve të muzikës klasike me atë tradicionale, aty ku tradita takohet me klasiken, sic thotë vetë organizatorja e këtyre aktiviteteve Ilda Mara.

Tingujt dhe tradita muzikore greke është përcjellë për artëdashësit dropullitë mbrëmjen e shtunë, nga dy artistë të njohur grekë Nantia Patera dhe Dimitris Lapas. Një ndërthurrje e jazzit klasik me traditen e buzukut.

Nantia Patera, këngëtare, e cila e ka nisur karrieren e saj të pasur ndërkombëtare përkrah emrave të mëdhenj të muzikes greke, ka sjellë në skenën e Pallatit të Kulturës në fshatin Dervician, pjesët më të bukura të muzikës tradicionale helene dhe asaj kontemporane në stilin e jazzit.

Ndërsa Dimitris Lappas, kitarist i famshëm në Greqi, anëtar i disa formacioneve të njohura artistike, ka shoqëruar vokalin e cmuar të Pateras.

Të dy këta për afro 120 minuta i kanë shoqëruar shikuesit në një udhëtim në zemër të Greqisë me muzikë emblematike ku takohet lindja dhe perëndimi, me kompozitorë të famshëm grekë si Haxhidhakis, Theodorakis, Tsitsanis, Zambetas etj, të cilët kanë ditur të ndajnë me të tjerët, identitetin e tyre muzikor.

Sipas organizatores së këtij aktiviteti Ilda Mara, jo rastësisht nata e parë e festivalit, zhvillohet në Dropull në zemër të minoritetit grek të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet, kanë asistuar deputetët e PD Genc Pollo e Tritan Shehu, si dhe kryetari i PD për Gjirokastrën Roland Bejko e konsulli grek në Gjirokastër.

Shkruaj nje koment