VIDEO/Nishani në Dropull, uron besimtarët ortodoksë

0
681

Kreu i shtetit Bujar Nishani, ka zgjedhur fshatin Dervician në Dropull, të kalojë festojë Pashkën Ortodokse, mes besimtarëve të minoritetit grek. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dropullit Andrea Decka, presidenti Nishani, ka vizituar fillimisht kishën e fshatit Dervician nga ku ka ndezur edhe një qiri që simbolizon Ringjalljen e Krishtit. Pas disa minutash pritjesh në ambjentet e brendshme të kishës nga dhe ku është njohur me historinë e mocme të kësaj kishe në afërsi të qendrës së Dervicianit, kreu i shtetit ka uruar besimtarët ortodoksë në një prononcim për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here