VIDEO/Njihuni me Zanin e Përmetit, kinooperatorin me përvojë 40 vjeçare

0
64

Përmeti i paqtë qëndron krahëhapur si ngaherë me njerëz të qeshur e zemër të butë. 45 vjet kinema përkushtim dhe dashuri e pashterrur. Është ky trinomi i mëshiruar në një emër: Zani i kinemasë sic njihet në gjithë Përmetin, Ramazan Islami kinooperatori i vetëm që ka ngelur në jug të Shqipërisë. Përmeti e ka luks që ka një teknik të tillë ndërkohë që në qytete të mëdha mjeshtra të tillë, peshohen me flori sic thotë populli pasi janë drejt zhdukjes. Zani ka mbi katër dekada që i ka kushtuar jetën kinemasë. Huqet e zanatit të kinooperatorit, ia ka mësuar herët qysh kur nisi formimin e tij si i tillë. Në rrëfimin e tij Zani përcjell momentet e nisjes së këtij profesioni e deri në daljen e tij në pension në vitet 2000.

Ai nuk rresht në asnjë cast, pa të speguar të gjithë funksionin e aparaturave të vjetra të projeksionit të filmave, madje spegon edhe detajet se me cfarë vështirësish është hasur në përbërjen e pelikulave që shpeshherë vinin të dëmtuara dhe që detyroheshin t’i kontrollonin mekanikisht.

Aparati i ri i projeksionit të filmave, është i vetmi që egziston në jug të vendit, madje të tillë aparat ka vetëm në kryeqytet, Korcë dhe në Shkodër. Njohjet e Zanit me kolegët e tij gjatë qëndrimit në Tiranë, i krijuan atij mundësinë e dërgimit të këtij aparati, që kryen funksionin e projeksionit të filmit jo me teknologji të vjetër me bobina. E cuditshme është se edhe aparaturën e vjetër e cila ka dalë nga përdorimi si pasojë e avancimit të teknologjisë, Zani i shërben dhe qëndron tek koka sikur ta ketë fëmijë.

Bashkëshortja e tij, rrëfehet për pasionin e Zanit ku kinemaja për të, është gjithcka, është jeta e tij, familja e tij dhe cdo gjë. Madje për kinemanë, ai braktisi kryeqytetin për t’u kthyer në Përmet, vetëm me një telefonatë nga kryebashkiaku i Përmetit, për t’a vënë atë në funksion. Dhe sic thotë ajo, në 8 muajt e fundit, Zani ndonëse në pension, e ka kryer këtë punë vullnetarisht pa asnjë pagesë dhe kjo vetëm e vetëm për pasionin e tij deri në vdekje.

Ky ishte Zani i Përmetit pra, në rrëfimin e tij. Me qindra mijëra spektatorë kanë hyrë e dalë nga kjo kinema, ndërsa Zani ka ngelur aty………..

Shkruaj nje koment