VIDEO/Përkujtohen nacionalistët e rënë në betejën e 14 shtatorit 1943

Sot mbushen plot 74 vjet kur forcat nacionaliste në Gjirokastër me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë në përpjekje me pushtuesit italianë. Për të nderuar veprën e tyre, sot është organizuar një ceremoni modeste përkujtimore, në vendin ku është zhvilluar kjo betejë në Gërhot, aty ku shtrihej garnizoni armik italian.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave nacionaliste, si dhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko.

Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Cika.

Zoti Cika, ka vënë në pah, kontributin e nacionalistëve shqiptarë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht nacionalistëve të Gjirokastrës të cilët ranë dëshmorë në betejën e Gërhotit.

Më shtator 1943 afro 36 nacinalistë me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre komunistë-është shprehur zoti Cika.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment