VIDEO/PMNZSH në gatishmëri Nr 1, 69 vatra zjarri vetëm në korrik

0
167

PMNZSH në Gjirokastër, brenda muajit korrik, ka operuar në 69 vatra zjarresh jo vetëm në territorin e saj, por edhe jashtë zonës që mbulon.

Komandanti i PMNZSH Kujtim Bizhga, pohon se sivjet zjarret janë trefishuar në raport me vitin e kaluar ndërkohe që në të gjitha rastet puna operacionale në terren, ka qenë e suksesshme pasi është mundur të shuhen vatra zjarri dhe fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas tij, nevojitet më tepër mbështetje në teknikë por megjithatë, PMNZSH me kapacitetet logjistike që disponon, ka arritur me sukses të përballoje situatat emergjente që kanë lindur si rrjedhojë e zjarreve të celura në të gjithë territorin e Qarkut të Gjirokastrës.

Sipas Bizhgës, teknika që përdoret sot nga efektivat zjarrëfikëse të Gjirokastrës është në gjendje të mirë pavarësisht amortizimit të saj pasi ka mjete të vjetra që i përkasin shekullit të kaluar dhe me një vjetërsi mesatare deri në 30 vjet.

PMNZSH në Gjirokastër disponon katër automjete zjarrëfikëse, dy xhipa për transportin e efektivave në zona malore, si dhe një mjet për aksidentet rrugore e pajisur me të gjithë teknikën e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here