VIDEO/Prag epidemie në shkollën 9-vjecare Naim Frashëri

0
417
Një situatë të pazakontë përjetojnë nxënësit e shkollës 9-vjecare “Naim Frashëri” në Gjirokastër në. Të katër tualetet e kësaj shkolle, kanë dalë jashtë funksionit pasi janë bllokuar. Nxënësit ndihen në siklet përgjatë gjithë orëve mësimore dhe kërkojnë mjaft herë të largohen nga orët e mësimit drejt banesave të tyre afër apo larg qofshin, për të kryer nevojat e tyre personale. Edhe mësuesit ndihen po ashtu në siklet si dhe nxënësit, por këta të fundit nga mosha janë më të sinqertë në kërkesat dhe nevojat e tyre personale e sakaq, e shikojnë pa rrugëdalje këtë situatë.
Drejtori i shkollës, jashtë kameras, pranon se gjendja është me të vërtetë katastrofale dhe për këtë gjendje, jo pak herë ka vënë në dijeni Bashkinë por mesa duket deri më sot, nuk është ndërmarrë asnjë masë. Në këtë shkollë, mësojnë mbi 560 fëmijë të ciklit fillor dhe 9-vjecar. Interesit tonë për të marrë edhe një opinion nga Bashkia e Gjirokastrës rreth gjendjes në fjalë, kjo e fundit si zakonisht nuk ka dashur të prononcohet. 

Shkruaj nje koment