VIDEO/Prezantohen kandidatët e tjerë të listës së PD në Qarkun e Gjirokastrës

0
1781

Mbasditen e djeshme, aktivi i PD, ka shërbyer për prezantimin e kandidatëve të tjerë të PD për Qarkun e Gjirokastrës, duke plotësuar kështu jo vetëm numrin e pesë kandidatëve, por tejkaluar atë deri tek numri tetë.

Krahas kryesuesit të listës së kandidatëve Tritan Shehu dhe Roland Bejko të cilët ishin të pranishëm, kanë qenë edhe kandidatët e tjerë si Kosta Barka që renditet i treti, Qamil Xhelili që renditet i pesti i cili do të përfaqësojë Tepelenën, Mimoza Como ish prefekte e Qarkut të Gjirokastrës në vitet 2009-2013, Fatjona Dhimitri e cila do të përfaqësojë Përmetin dhe Arjan Kasaj i cili do të përfaqësojë Këlcyrën.

Sipas kreut të PD Roland Bejko, të tetë kandidaturat në listën e PD, janë përfaqësuese me vlera intelektuale dhe kontribute në jetën sociale dhe politike të vendit.

Lista e plotë e kandidatëve të PD

1-Tritan Shehu

2-Roland Bejko

3-Kosta Barka

4-Besnik Aliaj

5-Qamil Xhelili

6-Mimoza Como

7-Fatjona Dhimitri

8-Arjan Kasaj

Shkruaj nje koment