Sot PS ka prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun Gjirokastër në sallën e Kinoteatrit.
Të shtatë kandidatët janë prezantuar duke qenë të bindur se PS do të fitojë vota maksimale.
Por ajo që bie në sy, është se salla e Kinoteatrit të Gjirokastrës, ka qenë e tejmbushur me administratë publike, cfarë është shkelje flagrante e urdhërit Nr 65 Dt 12.05.2017 që është firmosur nga kreu i qeverisë Edi Rama ku ndalon rreptësisht shfrytëzimin në aktivitete politike të administratës publike.
Kushdo me sy të lirë, është i lutur të shikojë teksa flet kryesuesi i listës së deputetëve të PS Bledi Cuci, në disa momente, celulari i vendosur nga Cuci, fokuson punonjës të administratës që nuk është vështirë të dallohen se cilët janë.
Tani duhet të presim nëse Rama do të zbatojë rigorozisht urdhërin për shkarkimin e tyre nga puna duke treguar se ky urdhër nuk është thjesht për fasadë por i zbatueshëm seriozisht.
Provë është filmimi në dispozicion që ka publikuar Cuci në faqen e vet të FCB që ne po i referohemi.