VIDEO/Qëndrimi i PD mbi Planin e Përgjithshëm Vendor dhe Bypassit në Pazarin e Vjetër

0
330

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashiak të Gjirokastrës, ku maxhoranca e majtë me forcën e kartonit, miratoi Planin e Përgjithshëm Vendor, PD ka reaguar përmes një konference për shtyp. Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka denoncuar, mungesën e transparencës nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës rreth këtij plani të miratuar një ditë më parë. Sipas Bejkos, plani është prezantuar rutinë nga ana e specialistëve të bashkisë, cka u kundërshtua prej këshilltarëve të djathtë si pasojë e mungesës së transparencës dhe zbatimit të afateve ligjore për njohjen e tij.

Deklarata e plotë e kreut të PD Gjirokastër Roland Bejko.

Keshilli i Bashkise Gjirokaster miratoi Planin e Pergjithshem Vendor pas një prezantimi rutine te bere nga specialistet e Bashkise.

Grupi i keshilltareve te PD-se votoi kunder miratimit te ketij Plani per keto arsye:

-Mungesa e transparences dhe zbatimit te afateve ligjore per njohjen e Planit.

-Materiali i prezantuar nga Bashkia Gjirokaster ishte i pergjithshem dhe i ceket. Nuk jane respektuar te gjitha procedurat ligjore ne miratimin e planit. Materiali i prezantimit te Planit duhet tu ishte shperndare keshilltareve per njohje, analize dhe opozicion te pakten 20 dite perpara mbledhjes. Nuk na eshte vene ne dispozicion komplet materiali dhe jo vetem opozites, por edhe eksperteve te tjere te ndertimit ne qytet, grupeve te interesit, forumeve qytetare dhe shoqerise civile. Pyesni qytetaret, a dine gje cili do jete plani? Pyesni universitaret, anëtaret e forumeve qytetare, grupet e interesit, por edhe vet keshilltaret qe e votuan, cfare dine mbi planin, sa do jete siperfaqja e gjelber, si eshte integruar ai me planet e bashkive fqinje dhe me rajonin ne teresi. Sa do jete impakti ekonomik ne shifra? Etj. Nuk dine asgje se nuk jane te informuar mjaftueshem.

– Nuk eshte zbatuar transparenca. Vertet jane zhvilluar disa degjesa publike, por keto nuk e kane zgjidhur problemin e transparences. (Nuk eshte publikuar drafti i Planit te Pergjithshem Vendor ne faqen zyrtare te bashkise, ne ambjentet publike ku duhet te ishin ekspozuar hartat dhe shpjegimet perkatese e ku qytetaret do kishin mundesi ta njifnin dhe te reagonin ndaj planit).

-Nga specialistet e hartimit te planit duhet te ishin bere emisione mediatike ku duhet te shpallej plani dhe te debatohej mbi te.

-Qytetaret duhet te informoheshin sepse ka te beje direkt me fatin e zhvillimit te pronave te tyre. -Nuk patem informacion mbi verrejtjet dhe shenimet zyrtare qe kane lene pas cdo degjese publike Instituti i Monomenteve te Kultures, Agjensia Kombetare e Planifikimit te Territorit (AKPT) dhe UNESCO si organizate monitoruese e Qytetit muze.

-Nga Keshilli i Bashkise duhet te ishte ngritur “Forumit Këshillimor Vendor” i parashikuar ne ligj me njerez dhe eksperte te lire si një bashkim vullnetar i përfaqësuesve të komunitetit dhe grupeve te interesit, shoqërisë civile, pronareve te tokave dhe perfaqesues te bizneseve qe zhvillojne aktivitet ne territorin e bashkise se re te Gjirokastres. Opozita duhet te kish ekspertet e saj ne kete forum. Paqartesi me investimet strategjike.

-Prezantuesi i Bashkise ishte i paqarte se cfare do behet ne te ardhmen me Hidrocentralin e Suhes, stadiumin e qytetit dhe mbi te gjitha Aeroportin. Per kete te fundit ne studimin e Planit ishte parashikuar ndertimi ne fushen e Valarese i nje aeroporti tjeter qe do kerkoje nje tjeter studim, shpronesime, demtim te tokes bujqesore dhe mbi te gjitha papercaktueshmeri per kohen e ndertimit. Ne mendojme se kjo eshte nje taktike per te krijuar konfuzion per mos berjen funksional te aeroportit aktual per te cilin ka nje lobim te forte qytetar nga Forumi perkates si dhe nje studim te plote te bere nga nje studio italiane. Ne kete fome maskohet deshtimi i Pushtetit Lokal per te marre lejen prane qeverise shqiptare.

-Ndertimi i Bypass-it ne faqen ballore te qytetit ne lagjen Pazar i Vjeter qe eshte njeheresh edhe vitrina e qytetit muze te Gjirokastres si Pasuri Boterore e Trashegimise Kulturore dhe Historike prane UNESCO-s ndaj te cilit jane shprehur kunder opozita, qytetaret, specialistet e urbanistikes si dhe nje numer i larte keshilltaresh te majte e rrezon automatikisht Planin e Zvillimit urban. Me kete rast Partia Demokratike Gjirokaster i ben thirrje Qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore si financuese e ketij projekti te terhiqen nga ndertimi i ketij Bypassi pasi shemton pamjen e qytetit muze dhe bie ndesh me harmonine muzeale si vlere e qenesishme e tij, por njeheresh sipas vete qytetareve dhe specialisteve tane urbane, nuk eshte as funksional. Nese Qeveria Shqiptare nuk terhiqet nga ky projekt, ne dobi te nje alternative tjeter Bypass-i nga Ura e Nanxes siper pas kalase, ne do te kerkojme mbajtjen e nje referendum lokal sipas kushtetutes ku do tju kerkojme qytetareve te shprehen pro ose kunder ndertimit te ketij Bypass-i.

 

Gjirokaster me 29 Dhjetor 2016.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here