VIDEO/Restaurim hamamet e Mecites

0
165

Hamamet e Gjirokastrës po i nënshtrohen një restaurimi të plotë nga DRKK. Interesi mjaft i madh i turistëve të huaj për të parë nga afër vlerat arkitektonike të këtij objekti monument i kategorisë së parë, ka shtyrë Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare që të ndërhyjë ditët e fundit me qëllim, rikthimin në identitet.

Punonjës të DRKK, prej disa ditësh po kryejnë punime rehabilituese në muret anësorë të hamameve, si dhe në pjesën kulmore të saj me qëllim që objekti të shndërrohet dhe rrjedhimisht të jetë i vizitueshëm për turistët vendas apo të huaj.

Hamami ndodhet në lagjen Mecite në zonën hiostorike të qytetit përbri “shtatë kronjëve” edhe ky objekt i trashëgimisë kulturore. Vec nevojës për rehabilitim të hamameve, një prej arsyeve, është se në brendësi të objektit, jeton një familje e vobektë e cila nuk ka asnjë lloj përkrahje sociale dhe për këtë qëllim, ndërhyrja ka pasur si synim, zgjidhjen e një problematike sociale. Inxhinieri Vasil Polo, sqaron se hamamet në Mecite, do të shndërrohen pas investimit të fundit.

Hamami i Meçites është ndërtuar në shekullin XVI si dëshmi e ndikimit të arkitekturës osmane. Monumenti mbart vlera të teknikës së përdorur dhe kompozimit arkitektonik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here