VIDEO/Riekspozohen trofetë e periudhës otomane në kështjellën e qytetit

0
165

Kështjella e Gjirokastrës, është objekti më i vizitueshëm nga turistët vendas apo të huaj.

Mjaft lokacione brenda hapësirës së kalasë, qëndrojnë ende të pavlerësuara dhe të lëna pas dore, ndërkohë që DRKK Gjirokastër, ka mundur përmes disa projekteve të vogla, të rikuperojë ato pjesë të dukshme dhe të prekshme nga vizitorët.

E tillë është edhe aneksi në të majtë të korridorit hyrës në kështjellë i cili më parë, ka qenë territor i lënë pas dore, ndërsa prej pak ditësh, i shndërruar në një zonë të vizitueshme.

Topat e luftës që i përkasin periudhës otomane, janë riekspozuar në aneksin anësor të kështjellës me një formë tjetër dekorative.

Atyre u janë përshtatur shtrate të drunjta dhe rikalcifikuar duke dhënë një pamje tjetër krejt ndryshe nga ajo e para disa kohëve më parë.

Investimi kap vlerën e gati 800 mijë lekëve fonde këto të dhëna nga Korpusi Amerikan i Paqes, Organizata Kulturore Pa Kufij, si dhe Ministria e Kulturës.

Për kreun e DRKK Gjirokastër Albert Kasi, rehabilitimi i kësaj hapësire në brendësi të kështjellës, erdhi si domosdoshmëri për të riintegruar trofetë e periudhës otomane dhe prezantimin e tyre në një formë dinjitoze në shërbim të turizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here