VIDEO/Roland Bejko e Fatjona Dhimitri takime në Përmet

0
1018

Kandidatët për deputetë të PD Roland Bejko dhe Fatjona Dhimitri, kanë zhvilluar takime me qytetarët e Përmetit.

Papunësia në Përmet është në shifra alarmante dhe forca aktive për punë sic janë të rinjtë, qëndrojnë të pashpresë. Ndryshimi në datën 25 qershor, duhet të vijë pasi kjo i përgjigjet aspiratës së përmetarëve për një jetë nnormale me punë dhe ekonomi të qëndrueshme familjare.

Kryefjala e banorëve përmetarë të kontaktuar nga zoti Bejko dhe Fatjona Dhimitri, ka qenë ndryshimi i pritshëm i 25 qershorit që do të prodhojë një qeveri të re me besimin e qytetarëve.

Qytetarët përmetarë kanë ofruar mbështetje kandidatëve Bejko e Dhimitri si njerëz që do t’u qëndrojnë pranë dhe zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.

Zoti Bejko ka premtuar se PD, ka një program të qartë për mirëqënien ekonomike familjare dhe kjo është themelore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here