Roland Bejko kandidati për deputet i PD, ka ndezur ambjentin në Libohovë, gjatë takimit të djeshëm me demokratët e këtij qytetit teksa u shpreh se PD, po lufton për deputetin e tretë dhe të renditet forcë e parë në Qark.
Kaq ka mjaftuar që salla e Pallatit të Kulturës të ndizet nga brohoritjet për PD, Bashën dhe kandidatët për deputetë Shehu e Bejko.
Bejko e ka argumentuar këtë fakt, me rezultatin e 2013 dhe trendin në rritje për PD gjatë kësaj kohe ndërkohë që LSI nuk merr dot as të parin dhe jo të pretendojë të dytin.
Ne e dimë shumë mirë raportin e shifrave dhe zondazhet e tyre e vërtetojnë këtë fakt-u shpreh Bejko duke vazhduar se LSI, është mësuar të blejë vota. Për ta nuk ka rëndësi demokracia dhe shteti ligjor, por pushteti personal i Vangjel Tavos.
Ndërkaq Bejko ka shënjestruar edhe kryeministrin Edi Rama ku gjithcka që premtoi në 2013, jo që nuk i përmbushi, por ua bëri jetën ferr shqiptarëve në këto katër vite. Fakti e tregon se në Gjirokastër në 2 vitet e fundit, janë larguar 8 mijë veta sipas INSTAT dhe gjasat janë që deri në 2030, popullsia e Gjirokastrës, të përgjysmohet.
Kryeministri Rama fshihet pas mediave, makinerisë propagandistike që ka ndërtuar me taksat e shqiptarëve pas parave të drogës. Klani i drogës paguan 30 apo 40% Ramës nga ky biznes i fëlliqur. Janë këto arsyet që ne duhet të reagojmë të gjithë kundër qeverisë së tij për ta dënuar më 25 qershor me votë-u shpreh Bejko.
Në fytyrat tuaja ne lexojmë dëshirën e madhe për të sakrifikuar dicka-iu është drejtuar Bejko libohovitëve.
Ne ndoshta nuk jemi zgjidhja e problemeve por një mundësi dhe këtë mundësi, duhet të na e jepini ju me votën tuaj me angazhimin tuaj më 25 qershor-përfundoi Bejko.