VIDEO/Roland Bejko në Asim Zeneli, subvencionet jo më nga Tavo, por mbi bazë kriteresh

Bejko merr mbështetje nga banorët e fshatit “Asim Zeneli”.

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka ndërmarrë një takim me banorët e këtij fshati i cili vuan nga mungesa e investimeve në infrastrukturën bujqësore.

Zoti Bejko u shpreh se sot njerëzit jetojmë më keq sesa para 4 viteve. Të gjithë qytetarët qarkullojnë më pak të ardhura në xhepat e tyre dhe konsumi ka rënë mjaft. Kjo gjendje duhet ndryshuar dhe për këtë, PD ka propozuar një taksë të sheshtë 9% dhe TVSH 15%.

Familjet e varfëra shteti do t’u paguajë fashën e parë të konsumit të energjisë elektrike 350 kw cka nuk e ka bërë deri më sot qeveria Rama.

Kandidati Bejko, nuk ka kursyer kundërshtarin politik, deputetin e LSI Vangjel Tavo.

Sipas zotit Bejko, subvencionimet në bujqësi apo blegtori, do të jepen direkt tek fermeri duke shmangur abuzimet e sotme ku 40% e vlerës shkon tek partia e Tavos. Deri më dje jepeshin në mënyrë selektive këto subvencione nga familja e tij dhe në qeverisjen tonë, ato do të jepen në bazë të kritereve dhe kushteve që plotësohen sepse ekonomia-sic tha zoti Bejko-që të zhvillohet, nuk kërkon që disa të favorizohen dhe disa të tjerë të penalizohen.

Kandidati demokrat për deputet Roland Bejko, u ndal edhe tek programi mbështetës social i PD. Në katër vjecarin e parë të qeverisjes sonë, pensioni minimal do të jetë 250 mijë lek të vjetra dhe kjo arrihet duke eleminuar koncensionet nga qeveria e oligarkut Rama dhe paratë që ai jep, do administrohen nga shteti me qëllim që të ndihmohen shtresat në nevojë. Ndërkohë zoti Bejko, premtoi se edhe minimum jetik do të pësojë rritje për shtresat në nevojë.

Banorët nga ana e tyre, kanë akuzuar Tavon për gënjeshtrat e tij elektorale tejet të konsumuara për kanalet vaditëse që kurrë nuk u realizuan.

Nga ana e tij, zoti Bejko, premtoi përmirësim të kushteve dhe realizimin e projekteve nxitëse për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment