VIDEO/Roland Bejko: Vota juaj jo vetëm me inat ndaj qeverisë, por votë besimi ndaj opozitës

0
792

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko e Mimoza Como, kanë vijuar takimet elektorale nëpër fasoneritë e qytetit për t’iu speguar pnonjëseve të këtij biznesi prodhues, programin e rimëkëmbjes ekonomike të PD nesër në qeveri.

Zoti Bejko nga ana e vet, ka bërë përgjegjës për përkeqësimin e ekonomisë shqiptare dhe ekonomive të gjithësecilit, PS dhe LSI si parti bashkëqeverisëse në katër vitet e fundit.

Unë do të doja-u shpreh Bejko-që mos votonit vetëm kundër qeverisë, por të votonit pro opozitës dhe vota juaj mos të jetë votë inati, por votë besimi me qëllim që ju, të keni besim tek opozita pasi vetëm ajo premton ato që bëhen realitet.

PD-u shpreh kandidati Bejko-do të rrisë pagën minimale në masën 30 mijë lekë të rinj brenda mandatit të parë 4 vjecar të qeverisjes së PD.

Ulja e taksave do të reflektohet edhe tek shërbimet. Zoti Bejko ka sjellë shembuj të shumtë duke krahasuar detyrimet e tanishme me ato që do të jenë aktive nën qeverisjen e PD.

Ne do t’u krijojmë lehtësira pronarëve të linjave të prodhimit të veshjeve me uljen e taksave dhe të TVSH, që janë bazë për rritjen ekonomike të vendit, të ekonomive tuaja familjare-iu është drejtuar Bejko punonjëseve të biznesit prodhues fason në Gjirokastër.

Programi ynë, parashikon lehtësira të taksave cka do të reflektohen në përmirësimin e mirëqënies së ekonomive familjare ndaj ju ftoj që në 25 qershor, të na besoni ne dhe programin tonë ekonomik-u shpreh kandidati i PD për deputet Roland Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here